Dimitrov: Çështjet historike të mos përdoren për politikë ditore

Çështjet historike nuk duhet të përdoren për politikë ditore. Politikanët janë para sprovave të mëdha që në luftën për pushtet dhe të shfrytëzojnë kësi çështje dhe përgjegjësia është e madhe, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov në intervistën për Televizionin 24 lidhur me reagimet në Bullgari pas deklaratës së kryeministrit Zoran Zaev për Kryengritjen e Ilindenit.

Dimitrov ka thënë se Marrëveshja me Bullgarinë për fqinjësi të mirë e nënshkruar në 1 gusht vitin e kaluar, i ratifikuar dhe në fuqi, është kornizë për të ardhmen e raporteve mes dy vendeve, afërsisë së tyre dhe miqësisë.

Ai thekson se pa dallim se për cilin fqinj bëhet fjalë, nuk mund të jeni të suksesshëm nëse jeni të grindur apo nëse ka probleme të mëdha.

“Në një pjesë të marrëveshjes thuhet- ka momente në historinë tonë që janë të përbashkëta. Kur them se në Ballkan rritemi dhe kemi për të mësuar, mendoj në një qasje ndaj atyre çështjeve.

A thua mund që Kryengritja e Ilindenit të jetë maqedonase në Republikën e Maqedonisë, ndërsa bullgare në Republikën e Bullgarisë dhe a thua ato janë komplementare, a thua mund të gjejmë mënyrën ta ndajmë atë. Sa më pak komplekse të kemi dhe sa më shumë vetëbesim, aq më lehtë do të mund këto çështje t’i zgjidhim. Por në kësi çështje, nuk guxon të bëhet politikë ditore”, ka thënë Dimitrov.

Ai ka shtuar se që nga dita e parë, Qeveria ushtron politikë të shtetit që është vështirë të ketë grindje dhe se Maqedonia është fqinj që ofron dorën, shpreh mirëkuptim dhe kërkon mirëkuptim për nevojat e saja. Atë që e bën kjo Qeveri në 14 muajt e deritanishëm, siç tha ai, “duhet ta kishim bërë në 15 vitet e fundit”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button