50 mijë komente në një postim detyrojnë Encën të publikojë këngën e re

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka dëshmuar edhe një herë përse është “Mbretëresha” e Instagramit në estradën shqiptare.

Në një postim në mbrëmjen e së mërkurës, Enca ishte zotuar se nëse merr 50 mijë komente nga fansat e saj në atë video për 24 orë, atëherë ajo do të publikojë këngën e re “Rendez Vouz”, përcjell Koha.net. 

Pas vetëm 18 orësh ky postim ka tejkaluar shifrën e 50 mijë komenteve dhe këngëtarja në një postim të ri në InstaStory ka deklaruar se për një javë do të përmbushë zotimin, përndryshe do të marrë një dënim.

“Dua” është kënga e fundit e Encës, e publikuar në mars të këtij viti.

Enca ka në Instagram 1.8 milion ndjekës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button