Arifi: Serbia s’mund ta kontrollojë Kosovën përmes Asociacionit

Ideja e Serbisë që ta kontrollojë shtetësinë e Kosovës përmes Asociacionit të komunave serbe nuk do të ketë sukses, ka thënë këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Avni Arifi, përmes një postimi në Facebook, transmeton REL. 

Sipas tij, Kosova ka marrë obligime ta krijojë Asociacionin, por jo në dëm të Kosovës.

“Kosova kurrë nuk ka marrë obligim që të krijojë Asociacion që do të shërbejë si instrument i shtetit serb për defunksionalizimin dhe kontrollimin e shtetit të Kosovës. Ideja që nëpërmjet Asociacionit të depërtohet në funksionim të shtetit të Kosovës, është perfide dhe nuk do të kalojë”, ka shkruar Arifi.

Një ekip menaxhues i përbërë nga serbë të Kosovës, tashmë ka përfunduar hartimin e draftit të statutit, mirëpo ende nuk është bërë publik. Qeveria e Kosovës ka hedhur poshtë zërat që thonë se duhet të ketë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës për t’i dhënë Asociacionit kompetenca shtesë.

“Në këtë qëndrim Kosova vazhdon të kërkojë zgjidhje dhe ka konsensus të mjaftueshëm në shoqërinë e Kosovës për gjetjen e një zgjidhjeje gjithnjë duke ruajtur kushtetutshmërinë, tërësinë territoriale dhe funksionalitetin e shtetit”.

Arifi ka thënë se shteti i Kosovës nuk do të krijojë Asociacion, i cili do të jetë instrument i shtetit serb.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button