U gjet me 19 pistoleta, 21 vjeçari: Më duheshin para për studime

Sebastian Vall, 21-vjeçari nga Suedia i cili pak ditë më parë u kap me 19 pistoleta në Muriqan, ka thënë në gjyq se puna e tij ishte vetëm transporti i këtyre armëve.

“Isha 4 ditë në Prishtinë. Do të bëja transportin. E pranova këtë punë pasi kisha nevojë për të ardhura për studimet”, deklaroi në gjyq Valli, transmeton Top Channel.

Përpara dy ditësh, Policia Kufitare në Muriqan bëri arrestimin në flagrancë të shtetasit Sebastian Vall, pasi gjatë kontrollit të detajuar në vijën e dytë, në çantën e 21-vjeçarit suedez, i cili udhëtonte si pasagjer në autobuzin e linjës Kosovë -Gjermani, u gjetën dhe u sekuestruan 19 pistoleta kalibër 7.65.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button