Thaçi i dënoi kërcënimet ndaj prokurorit special, i cili dha dorëheqje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i dënoi kërcënimet ndaj prokurorit të Prokurorisë speciale të Kosovës, Elez Blakaj, të cilat, sipas mediave ishin shkak për dorëheqjen e tij nga funksioni, njofton korrespondenti i MIA-s nga Prishtina.

“Dënoj ashpër kërcënimet ndaj Prokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës,  Elez Blakaj, në ushtrimin e funksionit të tij. Sundimi i së drejtës është themeli i një shteti dhe shoqërie demokratike dhe një ndër hallkat më të rëndësishme në forcimin e perspektivës evropiane të vendit tonë. I mbështes fuqishëm institucionet tona të drejtësisë në punën e tyre të palodhshme për forcimin e sistemit të drejtësisë që është funksional, transparent, llogaridhënës dhe që gëzon besim të plotë nga të gjithë qytetarët e vendit”, shkroi Thaçi në Fejsbuk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button