fbpx

Komuna e Ramiz Lladrovcit shpenzoi mbi 9 mijë euro në dreka zyrtare

Komuna e Drenasit vetëm gjatë muajve janar-qershor të këtij viti ka shpenzuar 9,019.14 euro për pije dhe dreka zyrtare.

Sipas raportit të shpenzimeve buxhetore, në tre mujorin e parë të vitit 2018, në raportin për pije dhe dreka zyrtare, janë shpenzuar 2,490.40 euro, ndërsa në tre mujorin e dytë të vitit 2018, janë shpenzuar 6,528.74, transmeton Lajmi.net.

Në vitin 2017, komuna e Drenasit ka shpenzuar 12,960,00 në darka zyrtare.

Raporti zyrtar i shpenzimeve të buxhetit për periudhën 6 mujore, është i publikuar edhe në faqen e Komunës dhe është i qasshëm për të gjithë qytetarët e Komunës së Drenasit e më gjerë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close