Sot pak më freskët, temperatura deri në 34 gradë celsius

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe pak më i freskët me vranësira mesatare, ndërsa pasdite do të ketë zhvillime për mot të paqëndrueshëm me reshje lokale të shiut. 

Në disa vende do të ketë erë dhe mundësia e breshrit, në ato lokalitete ku do të ketë reshje shiu. 

Temperaturat do të jenë nga 20 deri në 34 gradë celsius.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë moti i njejtë, pasdite me mundësi reshje shiu, ndërsa temperatura do të shkojë deri në 30 gradë celsius. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button