Studimi mbi klimën: 5 vitet e ardhshme, përvëluese

Ngrohja globale e shkaktuar nga njeriu dhe një rritje e temperaturave në sipërfaqen e Tokës do të bashkojnë forcat për të kthyer 5 vitet e ardhshme në vite jashtëzakonisht të nxehta, transmeton Top Channel. 

Sipas një studimi të publikuar së fundmi, rritja e dyfishtë e ndryshimeve klimatike dhe ndryshimet natyrore do të rrisin mundësinë e “motit tejet të nxehtë” në ujërat e oqeaneve, gjë që do të rrezikojë krijimin e uraganeve. Konkluzionet e studimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”.

“Faza e motit të nxehtë është duke nxitur një ndryshim klimatik afatgjatë”, ka thënë shkencëtari për klimën nga Universiteti i Brestit në Francë, Florian Sevellec. “Kjo fazë pritet të zgjasë për të paktën 5 vitet e ardhshme”, ka shtuar ai.

Temperatura mesatare e Tokës ka pasur gjithnjë luhatje. Mirëpo ndryshimet klimatike të shkaktuara nga miliarda tonelata të gazrave serë në atmosferë, kryesisht gjatë shekullit të kaluar, janë cilësuar arsyeja kryesore e këtyre ndryshimeve.

Marrëveshja për klimën e nënshkruar në Paris në vitin 2015 kërkon një përpjekje globale për mbajtjen e ngrohjes globale nën 2 gradë Celsius, apo 1.5 nëse është e mundur. Sidoqoftë, sipas tendencave aktuale, Toka do të shkojë drejt një ngrohjeje dy herë më të madhe sesa ky kufi, para fundit të këtij shekulli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button