Putin dëshiron të takohet me liderin e Koresë së Veriut

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shprehur dëshirën për t’u takuar në një datë të afërt me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të agjencisë Yonhap të cilën e bazon në burimet e Agjencisë Qendrore të Lajmeve (KCNA) të Koresë së Veriut, theksohet se Putin i ka përcjellë Kim-it dëshirën për takim nëpërmjet një urimi për 73-vjetorin e pavarësisë së Koresë së Veriut.

“Jam i kënaqur që marrëdhëniet mes dy vendeve janë miqësore dhe konstruktive. Jam gati të takohem në një datë të afërt për të diskutuar për çështjet urgjente dhe çështje të rëndësishme të rajonit”, është shprehur Putin.

Putin ka vënë në dukje se shpreson që të zhvillojnë “bashkëpunimin reciprok” që përfshin projektet trepalëshe ekonomike, të Koresë së Jugut, Koresë së Veriut dhe Rusisë.

Ndërkohë edhe Kim i ka dërguar homologut të tij rus një mesazh ku vihet theksi në zhvillimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Presidenti rus në muajin qershor ftoi liderin koreanoverior në një forum i cili do të mbahet në shtator në qytetin Vladivostok të Rusisë. Ndërsa ende nuk dihet nëse Kim do të marrë pjesë në këtë forum.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button