Sulmi vetëvrasës në Afganistan, 25 të vdekur

Gjatë sulmit vetëvrasës në Kabul, Afganistan, kanë humbur jetën së paku 25 persona, ndërsa më shumë se 30 janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).

Zyrtarët e sigurisë theksuan se sulmuesi me mjetin shpërthyes që e kishte në vete e aktivizoi në qendrën arsimore Mahdi Mevud, në rajonin Dashte Barchi.

Në momentin e sulmit mbi qendrën arsimore gjendeshin rreth 300 studentë.

Në sulmin janë plagosur së paku 30 persona, ndërsa në mesin e tyre ka edhe nga ata që kanë marrë lëndime të rënda.

Ende askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button