Kallaballëk në rishfaqjen e komedisë Show pa skenar

Sot në teatrin e fëmijëve në Shkup, me fillim në ora 19:00 u rishfaq pjesa skenike “Show pa skenar”. Komedi kjo që u pëlqye shumë nga publiku dhe u kërkua të jetë përsëri në skenë.

Befasisht komedia ishte shumë e vizituar, aq sa një pjesë e bukur e publikut mbeti në këmbë.

Këtë komedi e kanë punuar nxënësit e shkollës së mesme “Arseni Jovkov”. Shou ky që ishte 100% prodhim i nxënësve, duke filluar nga skenari, kostumografia dhe aktrimi. Kujtojmë se premiera e komedisë u shfaq javë më parë në promovimin e shoqatës “Insegnate”.

Hyrja në teatër ishte falas, ndërsa për shkak të interesimit të madh organizatorët planifikojnë edhe repriza tjera./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button