Fshati Bukoviç në Saraj, tre javë pa ujë të pijshëm

Tashmë tre javë banorët e fshatit Bukoviç të komunës së Sarajit kanë mbetur pa pikën e ujit kur temperaturat janë ngritur edhe mbi 35 gradë celsius. Të dëshpëruar nga gjendja e krijuar në fshat ata thonë se janë të detyruar të bëjnë kilometra për tu furnizuar me ujë. Përveç se bartin ujë me makinë, banorët e Bukoviçit janë të detyruar që shishet me ujë ti bartin në dorë ose me karrocë, njofton Alsat M.

Sinkron: banor “Kalova një kilometër me mbushë ujë, lart atje në mal, a jetohet kështu, me karrocë me mbush ujë…Pesë herë kam dal me mbush ujë, jam me fëmijë, harxhohet, u them më pak, mos harxhoni, por duhet ti bëjmë dush fëmijëve, 200 litra shkojnë, u rrezova duke mbush ujë, vendi është I keq, mal”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button