Edhe pse dy mandate u premtua, Tetova vazhdon të jetë pa transport publik

Edhe pse qyteti i Tetovës me rrethinë ka mbi 100.000 mijë banorë, transporti publik ende mbetet një ndër premtimet e parealizuara për këtë komunë, edhe pse kryetarja Teuta Arifi për dy mandate me radhë premton se kjo çështje do të zgjidhet, shkruan Portalb.mk.

Pas refuzimit të Qeverisë për dhënien e autobusëve Komunës së Tetovës dhe pas deklaratës së kryeministrit, Zoran Zaev se nuk mund të japin autobusë se taksistët do të ngelin pa punë, nga Komuna e Tetovës janë duke menduar një zgjidhje alternative, edhe atë duke në premtuar partneritetit publiko-privat të linjës së autobusëve brenda në qytet.

“Është një alternativë partneriteti publiko privat, si dhënie e linjave brenda Qytetit në procedurë për furnizim publik. Por në vazhdojmë të besojmë që do të gjejmë gjuhë të përbashkët me ekipin qeveritar sepse ndërmarrjet publike në vazhdimësi kanë dëshmuar që e ruajnë interesin e qytetarit, duke qenë publike njëkohësisht janë dhe shoqërore, që do të thotë konkurrojnë me çmime më të lira dhe shërbime me cilësore për qytetarët”, thonë për Portalb.mk, nga Komuna e Tetovës.

Por nga organizata  joqeveritare “Eco Guerilla”, vazhdojnë të kërkojnë autobusë duke thënë se kjo është e turpshme dhe menaxhimimi i keq i komunës ka lënë qytetin pa transport publik.

”Transporti publik është shumë i nevojshëm për qytetin e Tetovës, pasi do t’u jepej zgjidhje qytetarëve që të përdorin autobusët për të lëvizur nëpër qytet, me çka një pjese e madhe e tyre do të shmangnin përdorimin e automjeteve personale nëpër qytet. Është e turpshme paaftësia e Komunës se Tetovës për të realizuar këtë kompetence dhe detyrim ndaj qytetarëve, edhe në mandatin e dytë të kësaj administrate. Kjo mbetet një nga dështimet e shumta të menaxhimit të keq të Komunës nga zonja Teuta Arifi”, thotë Arjanit Xhaferri nga “Eco Guerilla”.

Nga Komuna e Tetovës thanë se kanë kërkuar nga Ministria e Transportit tetë autobus për të organizuar transportin lokal. Por nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka mohuar të ketë arritur ndonjë kërkesë nga Komuna e Tetovës, për furnizimin me autobusë urban. Për mungesën e transportit publik në Tetovë OJQT-të kanë organizuar dhe protesta duke kërkuar që ky premtim të realizohet.

Tetovë, qytetarët prej vitesh përballen me mungesën e transportit publik

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button