Policia identifikon të dyshuarin e sulmit terrorist në Londër

Personi i arrestuar nën dyshimet për kryrje të sulmit terrorist, jashtë Parlamentit Britanik në Londër është identifikuar si Salih Khater, me shtetësi britanike dhe origjinë nga Sudani, transmeton Reuters.

Policia beson se vetura është drejtuar me qëllim drejt këmbësorëve dhe çiklistëve, duke plagosur tre persona para se të përplasej jashtë ndalesave të Parlamentit në mëngjesin e së martës.

Ngasësi 29 vjeçar, është arrestuar në skenë të sulmit derisa zyrtarët janë duke kërkuar në tri lokacione në qendër të Anglisë, në kuadër të hetimeve të tyre për incidentin.

Një burim i ka thënë Reutersit se, Khater është nga Birmingemi, dhe se zyrtarët e sigurisë nuk kanë pasur informata për të më herët.

Motivet e sulmit ende nuk janë bërë të ditura.

Vetëm pak minuta pasi sulmit, njësia e kundër-terrorizmit në Britani ka njoftuar se akti është duke u trajtuar si “sulm terrorist”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button