Osmani: Mund të kapim grupet e Europa League

Elimininimi nga Salzburgu në turin e tretë kualifikues të Europa League nuk e ka zbehur aspak entuziasmin te Shkëndija. Skuadra tetovare mbetet në Europë teksa për të tretin sezon radhazi do të marrë pjesë në fazën play-off të Europa League me shpresën se këtë herë do të shkruajë historinë duke kapur grupet.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes së humbur në Shkup me rezultatin 0-1 në fund ndaj Salzburgut, trajneri Qatip Osmani theksoi se diferencën në këtë sfidë e bëri rezultati i ndeshjes së parë, ndërsa komentoi edhe kundërshtarin e radhës në play-offin e Europa League që me shumë gjasa do të jetë Rosenborgu.

“Mendoj se diferenca e lojës së parë e bëri të veten. Ne në momente luajtëm mirë dhe krijuam disa raste, megjithëse edhe Red Bull Salzburgu pati mundësitë e veta. Megjithatë duhet të jemi të kënaqur me lojën e treguar edhe përkundër eliminimit.

Gjithsesi vazhdojmë në play off të UEFA Europa League ku me shumë gjasa do të përballemi me Rosenborgun. Bëhet fjalë për skuadër kualitative e cila kohëve të fundit nuk është në nivelin e dikurshëm dhe mendoj se në këtë moment ne mund të kërkojmë shanset tona për hyrje në fazën e grupeve”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button