Dy policë do ta mbrojnë Mickoskin, VMRO-ja thotë se është shpërqendrim i situatës reale

Opinioni ka reaguar për sigurimin e dy policëve si truproje të liderit të opozitës, Hristijan Mickoski pasi që nuk e shohin praktikë të Maqedonisë, por ndaj kësaj ka reaguar VMRO – DPMNE-ja dhe të njëjtën e ka vlerësuar si shpërqendrim të situatës reale prej aferave dhe krimit aktual, njofton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Brendshme ka sigurua policë si truproje për Mickoskin, pas kërkesës së këtij të fundi të parashtruar një muaj më parë.

Meqë deri tash në Maqedoni sigurim policor kanë pasur vetëm individët bartës të funksioneve shtetërore, jo edhe ato të opozitës, çështja e sigurimit të dy policëve personal për Mickoskin ngjalli debate në opinion, për të cilën reaguan nga VMRO-ja duke thënë se është shpërqendrim i situatës reale.

“Edhe përskaj kësaj, Mickoski merr pjesë në ngjarje publike bashkë me familjen e tij. Nxitja e një teme të tillë, është përpjekje për shpërqendrim të situatës reale. Çështjet si, a ka pasur ndokush nga opozita dhe funksionarët shtetëror, sigurim policor, nuk i mbulon aferat dhe krimin aktual”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Sipas rregullave të MPB-së, secili person publik, lider i partisë, politikan, gazetar, këngëtar ka të drejtë të kërkojë sigurim policor derisa ndjehet i kërcënuar. MPB fillimisht bën vlerësim të situatës, dhe pastaj vendos për sigurim të truprojave ose jo.

Sigurimi i truprojave policore për Mickoskin vijnë në periudhën kur MPB ua hoqi sigurimet policore ish funksionarëve shtetëror, Sasho Mijallkov dhe  Nikolla Todorov.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button