Tramp është i frustruar për shkak të moslirimit të Bransonit

Presidenti amerikan Donald Tramp është i frustruar për shkak se Turqia nuk e ka liruar pastorin amerikan Endrju Bronson, i cili është një një burg të Turqisë tashmë dy vite, kumtoi mbrëmë Shtëpia e Bardhë.

“Presidenti ndjen frustracion të madh për shkak të faktit se pastori Branson nuk është i lirë si dhe për shkak të faktit se shtetas tjerë amerikane dhe zyrtarë të përfaqësive diplomatike nuk janë lëshuar të lirë”, theksoi  zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sara Sanders.

Pastori amerikan Branson, i cili pret gjykim në Turqi nën akuzën për terrorizëm, dje sërish dërgoi ankesë deri te gjykata turke, duke kërkuar lirim nga paraburgimi shtëpiak dhe pezullim të ndalesës për udhëtim. Ai akuzohet se e ka mbështetur përpjekjen për grusht shtet në Turqi të drejtuar kundër presidentit Rexhep Taip Erdogan para dy viteve. Banson përgënjeshtron çfarëdo qoftë implikimi.

Për shkak të kësaj raportet mes SHBA-së dhe Turqisë janë në nivelin më të ulët, por edhe për shkak të interesave të ndryshme në Siri, ku SHBA-ja i mbështet kurdët.

Tërhiqet Erdogan, pastori amerikan drejt lirimit

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button