Skandali me veturën zyrtare, Qeveria shkarkon drejtorin e BSP-së, Llaze Vellkovski

Qeveria e shkarkoi Laze Velkovskin nga funksioni drejtor i Byros për Siguri Publike (BSP), njoftuan nga shërbimi për informim. Ky është epilogu i seancës pesë orësh në kabinetin e Zaevit, i cili e pranoi propozimin e ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski për shkarkim të Velkovskit pas skandalit me keqpërdorimin e veturës zyrtare, me të cilin vajza e tij udhëtoi në Greqi, transmeton Alsat M. Pasardhësi i tij nuk është caktuar njoftuan nga Qeveria. Largimin e tij nga ky post dje e paralajmëroi kryeministri Zaev i cili porositi se Velkovski duhet të mbajë përgjegjësi por edhe se shpreson në vazhdimin e punës së tij në MPB, me siguri në një pozitë më të ulët.

Ndryshe, sipas informatave jozyrtare, në publik përfliten disa emra si pasardhës të Velkovskit. Si kandidat më serioz përmendet emri i Sasho Tasevskit, kryeshef i departamentit për sigurim, apo e njohur si Drejtoria e 6-të e MPB-së.

Veturë zyrtare e MPB-së në rrugë të Greqisë për pushime (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button