Tragjedia në Xhenova, shkon në 35 numri i viktimave, 10 të zhdukur

Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së sotme në Xhenovas të Italisë pas shembjes së një ure, e cila është pjesë e superstradës A10, rreth 100 metra e lartë, transmeton Top Channel. 

Fotot nga vendi i ngjarjes tregojnë pjesë të shembura të urës në mes të saj, një pjesë në shtratin e një lumi, por të tjera mbi shtëpitë dhe kapanonet industriale që ndodhen nën të.
Madje, një kamion ka mbetur mrekullisht i ndaluar në fund të pjesës, që i ka mbijetuar incidentit.

Deri tani, sipas mediave italiane, janë konfirmuar 35 të vdekur, ndërsa 10 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Ura e ndërtuar në vitet 1960 është e njohur si “ura Morandi”. Pjesa e shembur është rreth një kilometër e gjatë dhe ngrihet mbi një pjesë të shtratit të lumit Polcevera. E përditshmja italiane “La Repubblica” e përshkruan atë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Shkak për shembjen e urës mund të jetë bërë një defekt strukturor. Autostrada është mbyllur në drejtimin Xhenova-Savona dhe gjithashtu në drejtimet Milano-Xhenova dhe Xhenova-Aeroport.

Liguria është përfshirë prej disa orësh nga reshje të dendura shiu, pa pushim, ndërsa Mbrojtja Civile kishte shpallur alarmin “portokalli”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button