Kushtetuta e George Washington-it shitet 10 milionë dollarë

Kopja personale e Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, e mbajtur nga presidenti George Washington, u shit për 10 milionë dollarë në një ankand të organizuar nga “Christie’s”. Libri, i cili mbart edhe shënime të kryera nga vetë presidenti, u botua në vitin 1789, gjatë kohës kur ai sapo kishte marrë postin. 

Sipas ekspertëve, libri se mund të shitej për 2 milionë dollarë, por gjatë ankandit, vlera e dokumentit 223-vjeçar u rrit 5 herë më shumë. Historianët thonë se shënimet e Washingtonit e bëjnë dokumentin veçanërisht të rëndësishëm, pasi presidenti i parë i SHBA-ve ishte i vetëdijshëm për faktin se precedentët që ai do të vendoste, do të përcaktonin edhe historinë e SHBA-ve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button