Këngëtarja shqiptare do të prezantojë ngjarjen më të madhe muzikore të vitit

Muzika nuk është i vetmi “terren” i sigurt ku ajo lëvron prej vitesh mjaft sukseshëm këngët e saj. Me hite të promovuara në mbarë botën e me mijëra ndjekës që e shohin çdo ditë në profilet e saj zyrtare, këngëtarja me origjinë shqiptare na ka provuar më së miri se është një artiste shumë e dashur për të gjithë.

Por, projektet që e ngjisin në skenë shpesh janë të natyrave të ndryshme, nga muzika, tek filmi apo aktivitetet e bamirësisë, së fundmi Rita Orës i është besuar prezantimi i ngjarjes më të madhe muzikore, ku yjet e famshëm të muzikës botërore nominohen dhe vlerësohen sipas kategorive të ndryshme për këngët dhe videoklipet e tyre. MTV Music Awards 2018, do të mbahet të hënën e ardhshme, në datë 20 gusht, dhe lajmin që asaj i është besuar drejtimi i këtij spektakli muzikor e ka pohuar vetë Rita.

Edhe vitin e kaluar artistja shqiptare përjetoi një eksperiencë të ngjashme në skenën e MTV Europe Music Awards. Ajo u ngjit në skenë si prezantuese e kësaj ceremonie ku Dua Lipa fitoi çmimin e madh të “Artistes së re më të mire”, ndërsa Ermal Meta mori çmimin e “Veprës më të mirë italiane”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button