Lluka kërkon angazhim për përmirësimin e performancës së Trepçës

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka ka pritur sot në takim pune Bordin Drejtorëve të Ndërmarrjes ‘Trepça’ me të cilët ka diskutuar mbi gjendjen aktuale dhe mundësitë e përmirësimit të performancës të saj.

Gjatë këtij takimi janë trajtuar shqetësimet lidhur me rënien e prodhimit në Trepçë në vitet e fundit, me ç’rast u diskutuan edhe masat e mundshme afatshkurtra për rritjen e prodhimit që do të ndikonte në zhvillimin e gjithmbarshëm të ndërmarrjes, shkruan KsP.

Ministri Lluka kërkoi më shumë angazhim nga Bordi i Trepçës me qëllim të përmirësimit të kësaj gjendje, ndërsa theksoi se mbështetja e MZHE-së nuk do të mungojë.

Gjithashtu, pjesë e këtij takimi ishte progresi i realizimit të marrëveshjes të Qeverisë me Sindikatën e Trepçës për asetet e kësaj ndërmarrje dhe benefitet sociale të minatorëve që dalin nga ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button