MPJ-ja e Kosovës tregon arsyen e arrestimit të mërgimtarit shqiptar në Serbi

Mërgimtari Ibrahim Matoshi është arrestuar dje nga policia serbe në pikën kufitare Dheu i Bardhë për shkak të një lënde të vitit 1999.

Kështu ka thënë zyra e Ministrisë së Punëve të Jashtme së për Kallxo.com.

“Po mund të ju themi se deri më tani informatat i kemi se ai është arrestuar për një lëndë të vitit 1999. Zyra ndërlidhëse e MPJ në Beograd është në kontakt të vazhdueshëm me familjarët e të arrestuarit”, thuhet në përgjigjen e MPJ-së.

Tutje, ende nuk dihet se në cilën gjykatë do të trajtohet lënda pasi nuk është marrë vendim ende.

MPJ ka thënë se vazhdimisht është duke e përcjellë rastin nga afër.

Familjarë të Ibrahimit kanë thënë gjatë ditës së sotme se nuk janë informuar se për çfarë është arrestuar Ibrahim Matoshi.

Haziri kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button