Haziri kërkon nga Serbia lirimin e menjëhershëm të mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka reaguar me rastin e arrestimit të stomatologut gjilanas që jeton dhe vepron në Gjermani, Ibrahim Matoshi, nga ana e policisë serbe, ne pikën kufitare Dheu i Bardhë.

Haziri e ka vlerësuar lart personalitetin e Matoshit si mjek e humanist, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij.

“Me shqetësim e kam marrë lajmin për arrestimin e mjekut gjilanas, Ibrahim Matoshi nga policia serbe. Kërkoj lirimin sa më të shpejtë të këtij humanisti të madh të Gjilanit dhe t’i kthehet punës familjes e punës profesionale në Gjermani”, ka thënë Haziri.

Përndryshe, Matoshi është arrestuar dje në pikën kufitare Dheu i Bardhë nga policia serbe pa asnjë paralajmërim, përderisa po kthehej në Gjermani pas pushimeve të kaluara në familje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button