Shembet një urë në Itali

Një urë e madhe është shembur afër qytetit italian, Gjenova, duke shkaktuar rrëzimin e veturave nga 100 metra lartësi.

Ministri italian i Transportit, Danilo Toninelli, ka thënë se ka mundësi që rasti të jetë “tragjedi e madhe”,njofton REL.

Agjencia e lajmeve, Adnkronos ka raportuar se shërbimet e ambulancave lokale kanë njoftuar që “shumë persona kanë vdekur”.

Fotografitë nga vendi i ngjarjes tregojnë një pjesë të madhe me rrënoja nën hapësirën në mesin e urës.

Ura e ndërtuar në vitet e 1960-ta njihet si, Ura Morandi.

Gazeta italiane, La Repubblica, e ka përshkruar këtë pjesë të qytetit si shumë të banuar.

Ura është shembur derisa në qytet binte një shi i rrëmbyeshem.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button