Zero tolerancë ndaj familjes së Meghan Markle, pallati mbretëror merr masa kundër tyre

Dukesha e Sussex, Meghan Markle nuk po gjen paqe nga intervistat e vazhdueshme të të atit në media të ndryshme. Thomas Markle duket i vendosur për të fituar disa para në kurriz të vajzës së tij, Dukeshës së Sussex. Mirëpo, familja mbretërore duket se është lodhur nga këto intervista të babait, vëllait dhe motrës së Meghan. Pallati mbretëror nuk reagon asnjëherë për problemet e familjarëve të tij, por kësaj radhe është ndryshe, pasi sipas burimeve për Daily Mail, durimi i Mbretëreshës është sosur, njofton revista Class.

Daily Mail shkruan se familja mbretërore po përgatitit një strategji agresive ndaj babait të Dukeshës, në mënyrë që ky i fundit mos të japë asnjë intervistë për mediat. Ende nuk dihet se cila është kjo strategji, por mesa duket Mretëreshës Elizabeth II i kanë ardhur në majë të hundës intervistat e Thomas Markle. Meghan nga ana tjetër mësohet të jetë e shqetësuar dhe e mërzitur për shkak të babait, motrës dhe vëllait të saj. E vetmja që e mbështet është e ëma, e cila do t’i bashkohet së shpejti të bijës për të jetuar në Londër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button