LSDM e këshillon VMRO-DPMNE-në ta lexojë Marrëveshjen me Greqinë

“VMRO-DPMNE ta lexojë Marrëveshjen, Maqedonia nuk fshihet, ndërkaq identiteti maqedonas do të pranohet tërë botën”, thonë nga partia në pushtet LSDM, njofton Portalb.mk.

Prej atje thonë se në nenin 1 të Marrëveshjes, i cili është publik për çdo qytetar thuhet se shtetësia është “maqedonase”, ndërkaq gjuha zyrtare është “gjuha maqedonase”.

“Në marrëveshje është i sqaruar termi “maqedonas” dhe shtohet se nuk të varroset, ndryshohet ose ndikohet në përdorim nga ana e qytetarëve. Identiteti maqedonas, gjuha maqedonase dhe ardhmëria maqedonase janë të siguruara një herë e përgjithmonë. Gjuha maqedonase bëhet një nga gjuhët e NATO-së, ndërkaq pas hyrjes së Maqedonisë në BE, do të jetë pjesë edhe e gjuhëve të Bashkimit Evropian. Çfarë është ajo që VMRO-DPMNE-së i pengon që të pranohet identiteti maqedonas në tërë botën?”, pyesin nga LSDM.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button