Deri në fund të vitit KFC në Maqedoni do të hapë tre restorante për ushqime të shpejta

Dy restorantet e pra të brendit amerikan KFC do të hapen në Shkup dhe Tetovë më 14 shtator të këtij viti. Këtë e paralajmëroi pronari i licencës Fatmir Zimberi në takimin me kryeministrin Zoran Zaev, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar, kompania amerikane do të investojë rreth 10 milionë euro dhe në pajtueshmëri me biznes planin është e planifikuar që të hapen disa restorante në vend dhe të punësojë rreth 400 persona.

“Jam i gëzuar që me investimin rreth 10 milionë euro, ne do përveç të punësuarve tonë, do të sigurojmë edhe partneritet me kompanitë vendore për furnizimin e gjësendeve ushqimore”, tha Zimberi.

Ai shtoi se KFC si lider për përgatitjen dhe shërbimin e mishit të pulës, tanimë ka bërë analiza të pozitave të rajonit në Maqedoni, ku mund të stimulohet edhe ruajtja e pulave.

KFC, me seli në Kentaki të SHBA-së është e themeluar në vitin  1991 dhe ka më shumë se 23.000 restorante në më shumë se 120 shtete dhe është restoranti i dytë më i madh në botë. KFC është lider në përgatitjen dhe shërbimin e mishit të pulës të përgatitur në mënyra specifike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button