Një person arrestohet në Londër pasi përplas veturën jashtë Parlamentit

Një burrë është arrestuar pasi një veturë është përplasur me ndalesat e sigurisë jashtë ndërtesës së Parlamentit në Londër, ka njoftuar Policia Britanike.

“Ngasësi mashkull është ndaluar nga zyrtarët në skenë”, ka njoftuar Policia e qytetit përmes një postimi në Twitter më 14 gusht, duke shtuar se një numër i këmbësorëve është plagosur, njofton REL.

Pamjet në rrjetet sociale kanë shfaqur pjesëtarë të policisë të armatosur rëndë, derisa kanë arritur në vendin e incidentit dhe zona afër parlamentit tani është mbyllur, ka njoftuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Ambulancat dhe zjarrfikësit janë parë po ashtu në këtë pjesë.

Policia ka thënë se ende nuk ka vlerësuar nëse incidenti është i lidhur me terrorizëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button