“Haarec”: Takim sekret i Netanjahut me Al Sisin

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu gjatë majit fshehurazi ka qëndruar në Egjipt, ku është takuar me presidentin egjiptian Abdel Fatah al Sisi, pohon se gazeta izraelite “Haarec”, duke u referuar në burime zyrtare amerikane.

Sipas gazetës, Netanjahu me një grup i këshilltarëve më 22 maj ka udhëtuar për në Egjipt, ku ka qëndruar disa orë, pas çfarë mbrëmjen e njëjtë është kthyer në Izrael.

Takimi ka qenë sekret deri në atë shkallë, që për të nuk janë informuar madje të gjithë ministrat nga Kabineti diplomatik – i sigurisë të Izrael, thekson “Haarac”.

Sipas burimeve amerikane, në takim Netanjahu dhe Al Sisi kanë biseduar për gjendjen në Rripin e Gaz[s, për lehtësimin e bllokadës izraelito-egjiptiane ndaj kësaj enklave palestineze, për  rindërtimin e infrastrukturës së saj, si dhe për arritjen e armëpushimit midis Izraelit dhe lëvizjes radikale Hamas.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button