fbpx

Organizimi mërgatës në një “Lëvizje”, shpresë për të ardhmen

Nisur nga situata nëpër të cilën kalojmë, ku duhet pranuar se besueshmëria në përfaqësimin e klasës politike vendase ka rrënje të dukshme, të paktën janë dy elemente se përse është i nevojshëm, mobilizimi mërgatës sonë në një “Lëvizje atdhetare”, me shpresë për të dhënë kontributin e tyre politik nga ku mund të lindi një epokë e re nga e cila shpresa te të rinjtë për të ndërtuar të ardhmen në atdheun e tyre do të ishte më reale.

Argumenti parë i aspektit financiar që lëviz konjukturat diplomatike kudo në botë e që është i rëndësisë së veçantë, mërgatës sonë nuk i mungojnë.

Së dyti, potenciali profesional e intelektual tani nuk mungon te brezat e rinj, një pjesë e të cilëve kanë diplomuar në universitete të ndryshme të Perëndimit.

E organizuar mërgata jonë brenda një “Lëvizje atdhetare”, duke u fokusuar në gjetjen e bashkimit të tre komponentëve, si tre përbërës mbi të cilat do të ngrihen themelet e funksionimit të kësaj piramide, e të cilët duhet të jenë, afaristë të suksesshëm që udhëheqin biznese në shtetet e Perëndimit, kuadro të diplomuar në universitetet e atjeshme si dhe veprimtarë të dëshmuar e të panjollosur nga politika si një element i domosdoshëm autokton e të cilët jetojnë brenda vendit, do të ishin parimet mbi të cilat besueshmëria e qytetarëve që jetojnë në trojet tona e që ngelin gjithnjë e më pak nga ikjet masive, është një nga shpresat e vetme se situata në vendin tonë mund të ndryshojë, sepse:

-Kjo “Lëvizje atdhetare”, e përfaqësuar nga shtresat e lartpërmendura, në optikën e votuesve shqiptarë që jetojnë në trojet tona, do të duken të pakorruptueshëm, si një shpresë që mund të sjellin investime në vendlindjet e tyre dhe të pa komprometuar më parë me pazaret e politikës të mentalitetit ballkanik.

-Dalja në skenë e kësaj “Lëvizje atdhetare”, klasën politike vendase do ta bënte më të përgjegjshme dhe konkurrencën politike më cilësore.

-Me lindjen e shpresës nga organizimi kësaj “Lëvizje atdhetare”, do të shpresonim se “vota e dëshprimit”, nga klasa aktuale e politikës sonë nuk do të shkonte te Zaevi, por votuesi shqiptarë do ti kthehej vetes, ndërkohë për miqtë tanë euro-atlantik do të shtohej një partner tjetër serioz në politikë bërjen, bazuar mbi modelet e shteteve demokratike.

– Bashkë me integrimin e këtij shteti në BE dhe NATO, përfaqësimi ynë në strukturat euro-atlantike do të ishte më dinjitoz.

-Në një të ardhme të afërt, organizimi mirëfilltë i kësaj “Lëvizje atdhetare”, edhe atje ku mërgata jonë jeton e vepron, sidomos në shtetin helvetik për shkak sistemit politik e kompaktësisë territoriale që ka Zvicra, ato të nesërmen mund të kenë përfaqësimin e tyre në komunat, organet kantonale pse jo edhe në institucionet federale, nga fakti se numri i shqiptarëve në Zvicër i konfirmuar është rreth 460.000 mijë, në mesin e të cilëve rreth 50.000 mijë janë nga Maqedonia.

-Dëshmia më e mirë se mobilizimi mërgatës përbrenda një “Lëvizje atdhetare”, se mund të sjelli shpresën e ndryshimit është vetë argumenti fitores të Komunës së Kërçovës dy herë radhazi, pa kontributin e të cilëve kjo betejë politike është e pamundur të fitohet.

-Dhe argumenti tjetër të cilin e konsiderojë gati jetik për buxhetin e familjeve tona, pushtetit lokal dhe vetë financave të këtij shteti, është sjellja e mbi 1 miliard euro nga mërgata jonë vetëm gjatë sezonit veror apo gati një çerek të shifrës monetare sa vetë deklaron buxhetin e saj qeveria e Maqedonisë.

Argumentet e mësipërme ndaj bindjen se janë mjaftueshëm të qëndrueshme bazuar edhe në eksperienca të vendeve tjera se organizime të kësaj natyre aq më shumë tani në epokën e globalizmit ku bota bëhet gjithnjë e më e bashkuar, se mund të jenë një nisëm e cila do të shikohet si një shpresë për ndryshim të situatës. Potenciali i kapitalit më të çmuar që janë resurset e burimeve njerëzore nuk na mungojnë, ngelet këtë aset ta orientojmë te vetja, e kundërta siç ndodh aktualisht, kapacitetet tona do ti shfrytëzojë tregu i jashtëm për nevojat e tyre.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close