Spanjë, shembet platforma prej druri, 316 të lënduar

Rreth 316 persona janë lënduar si pasojë e shembjes së platformës prej druri gjatë një festivali në qytetin brengdetar Vigo në veriperëndim të Spanjës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Jesus Vazquez Almuina, ministri i Shëndetësisë në rajonin e Galicisë, në një deklaratë tha se plaftorma prej druri është shembur dje në mesnatë teksa mbi të ndodheshin shumë persona dhe se disa prej vizitorëve kanë rënë në ujë.

Sipas një deklarate të autoriteteve lokale, mësohet se në ngjarje janë lënduar 316 persona, prej të cilëve nëntë janë në gjendje të rëndë.

Ndërkaq, Abel Caballero, kryetari i bashkisë Vigo, në një deklaratë për gazetarët theksoi se “Ngjarja ka përfshirë një pjesë të rëndësishme të platformës së drurit me një gjatësi prej 30 metrash dhe gjerësi prej dhjetë metrash”.

Duke bërë të ditur se kanë kontrolluar përgjatë tre orëve me kamera nënujore për t’u siguruar se askush nuk ka mbetur i bllokuar, Caballero tha se “Kishte dy persona që kishin mbetur të bllokuar. Ishte e nevojshme që ata të nxirreshin nga ekipet e zjarrëfikësit, gjë e cila nuk ka qenë e lehtë”.

Ndërkohë, një prej të lënduarve ka treguar ngjarjen për gazetarët. “Platforma u thye dhe u rrëzuam të gjithë. Provova të dilja jashtë, por këmba më ishte bllokuar nën ujë. Arrita me suskes të liroj këmbën para se dikush të më jipte dorën dhe ai më tërhoqi”, tha ai.

Kryetari i bashkisë ka bërë të ditur se nuk ka dijeni në lidhje me arsyen se pse është rrëzuar shëtitorja e cila është ndërtuar në vitin 1990, ndërkohë që gazeta lokale El Faro de Vigo ka shkruar se ngjarja ka ndodhur pasi këngëtari spanjoll, repisti Rels B, i ka thënë publikut që të kërcejë në fillim të koncertit.

Festivali O Marisquino ku janë të pranishme sporte kulturore dhe ekstreme të qytetit dhe i cili vazhdon që prej vitit 2001, tërheq në qytetin me 300 mijë banorë një numër të madh të të rinjve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button