Merkel në takim me Putinin të shtunën afër Berlinit

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të ketë takim me presidentin rus Vlladimri Putin të shtunën në Gjermani, ndërsa tema kryesore do të jenë lufta në Siri, përleshjet në lindje të Ukrainës dhe çështje energjetike.

Takimi do të mbahet në pallatin qeveritar në Mezeberg, në 65 km në veri të Berlinit.

“Pritet që në fokus të bisedimeve të jenë marrëdhëniet bilaterale, si dhe konflikti në Siri, situata në lindje të Ukrainës dhe çështje energjetike”, deklaroi Shtefen Zajbert, zëdhënës i Qeverisë.

Çështja më e rëndësishme energjetike është projekti i gazsjellësit Rrjedha Veriore 2, me të cilin gazi natyror do të dërgohet drejtpërdrejt nga Rusia nën Detin Baltik deri në Gjermani.

Merkel dhe Putin për herë të fundit kishin takim në Soçi në Rusi në maj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button