“Ilindeni është maqedonas”, Zaev u përgjigjet reagimeve të autoriteteve bullgare (VIDEO)

Patjetër të kemi kujdes për frymën e Marrëveshjes me Bullgarinë dhe të ndërtojmë ardhmëri. Edhe politikanët edhe ekspertët edhe historianët, të gjithë duhet të kemi kujdes dhe të kontribuojmë për ndërtimin e miqësisë, tha kryeministri Zoran Zaev, në lidhje me deklaratën reagimet e shumta ndaj funksionarëve bullgar, pas deklaratës së tij se Kryengritja e Ilindenit është maqedonase, njofton Portalb.mk.

“Unë jam person i kujdesshëm dhe mendjemadhësitë e mia i lë me një anë, Bullgaria është partner i Maqedonisë. Apeloj deri te të gjithë që t’i lëmë me një anë interesat politike, populizmin e zbrazët dhe ajo që me të vërtetë na sfidon që të jemi jo-mjaftueshëm të kujdesshëm. Marrëveshja  me Bullgarinë e konfirmuam nëpërmjet nënshkrimeve tona, por për atë duhet që të kujdesemi dhe ta mbindërtojmë dhe vazhdimisht të përpiqemi ndaj ndërtimit të miqësisë e cila është me interes reciprom për të dyja vendet dhe dy popujt dhe gjeneratat të cilat vijnë. Duhet të gjithë të kemi kujdes dhe të kontribuojmë në atë miqësi të përbashkët”, tha Zaev.

Ndryshe, deklarata e kryeministrit ka shkaktuar reagime të shumta në Bullgari. Kryeministri bullgar, Bojko Borisov ka deklaruar që të ketë kujdes me deklarata Zaevi pasi që kur të vijë koha e anëtarësimit Bullgaria do të duhet të vendos dhe atëherë do të kujtohet në fjalët e Zaevit.

Ndaj kësaj, kryeministri Zaev, shkruajti një porosi në Facebook duke thënë se nuk ka qenë mjaft i kujdesshëm në deklaratën e tij për Kryengritjen e Ilindenit. Reagimet s’kanë ndaluar nga opozita bullgare, ndërkaq ka reaguar edhe presidenti bullgar, Rumen Radev, i cili tha se ajo çfarë u shkrua nga kryeminstri Zaev nuk është kërkimfalje, ndërkaq e ftuar Qeverinë e Bulglarisë nëse është bërë ndonjë shkelje e Marrëveshjes për Fqinjësi të mirë mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

“Ju dëgjuat se kishte kërkimfalje? Unë nuk dëgjova. Ajo në “Facebook” nuk është kërkimfalje. Zaev ka theksuar se bëhet fjalë për gabim, por nuk e korrigjoi deklaratën. Nuk është e mundur gjithçka të zhvillohet me pi-ar politik dhe të mos mendohet gjatë. E ftoj Qeverinë e Bullgarisë të verifikojë se a është bërë ndonjë shkelje e dispozitave të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë Maqedoni – Bullgari”, tha Radev.

Borisov e porosit Zaevin: Kujdes me deklarata, nesër ne do të votojmë për anëtarësimin tuaj

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button