Mickoski: VMRO-DPMNE ende nuk ka vendosur nëse do të marrë pjesë në referendum (VIDEO)

“Janë të nevojshme reforma në ekonomi, arsim dhe shëndetësi, dhe jo inovacione kriminale”, thotë lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas së cilit, LSDM nuk a bërë asgjë për atë që kanë premtuar, njofton Portalb.mk.

VMRO-DPMNE ende nuk ka sjell vendim nëse do të marrë pjesë në referendumin e 30 shtatorit për çështjen e emrit, tha Mickoski, i cili theksoi se do të duhet që të mbarojnë konsultimet përpara se të dalin përpara opinionit me qëndrim zyrtar.

“Përgjigje e gabuar është më e keqe se pa asnjë përgjigje. Qeveria nuk ka kapacitete që të përballet me këtë sfidë ashtu siç e kanë filluar. Qeveria fushatën e bazon se e mbrojnë identitetin, a unë i pyes, si e kanë ruajtur, kur identiteti në institucione është humbur?”, tha Mickoski.

Sipas tij, qytetarët, do të fitojnë nëse ka politikanë të përgjegjshëm.

Pse është e rëndësishme që partitë të prononcohen para referendumit?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button