Farkas: Marrëveshja mes Maqedonisë dhe Greqisë është përgjigje ndaj Putinit

Anëtarja e Këshillit Euro-Atlantik, Evelin Farkas e ka përshëndetur marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit dhe vlerësoi se e njëjta është përgjigje ndaj presidentit rus Vladimir Putin, njofton Portalb.mk.

Farkas në panel diskutimin me rastin e shënimit të 17vjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, vlerëson se nëse nuk kalon referendumi në Maqedoni do të bëhet dëm ndaj demokracisë dhe sundimit të së drejtës.

“Maqedonia dhe Greqia duhet që të zgjedhin se çfarë është më mirë për Maqedoninë, jo Kremlini”, vlerëson Farkas.

Ajo vlerëson se Maqedonia duhet t’i vazhdojë përpjekjet në luftën kundër korrupsionit dhe putinizmit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button