Zaev: Nga vend i cili nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, Maqedonia u bë shtet mik (VIDEO)

Kryeministri, Zoran Zaev, në manifestimin tematik për përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, ka folur për referendumin, duke thënë që ai do të sjell mirëqenie në Maqedoni. Zaev tha se Maqedonia u ka treguar të gjithëve se gabojnë kur thonë se Greqia është armik i vendit tonë, njofton Portalb.mk.

Kryeministri ka përsëritur se çfarë përfitohet me Marrëveshjen me Greqinë.

“Stema, gjuha, flamuri dhe himni, ngelin të njëjta. Nuk na e pranonin identitetin, tani e pranojnë. Me anëtarësimin në BE dhe NATO na garantohet stabiliteti. Për një vit, Maqedonia nga vend i cili nuk ka pasur marrëdhënie të mira me të gjithë, u bë shtet mik”, tha Zaev, sipas së cilit, pas ardhjes së pushtetit të ri, janë avancuar marrëdhëniet ndërfqinjësore.

“U konfirmua proverbi i vjetër “Marrëveshja ndërton shtëpi”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button