Vuçiq në shtator nis ofansivë diplomatike, viziton edhe Kosovën
Dialogu midis Beogradit dhe Prishtinës vazhdon në më pak se një muaj në Bruksel.
Gazeta beogradase “Blic” raporton se shefi i shtetit serb, Aleksandar Vuçiq shkon në një ofansivë diplomatike në shtator.
Sipas gazetës, e cila i referohet burimeve, paraprakisht në Serbi do të qëndorjë për vizitë nënkryetar i Indisë, Venkejah Najd, transmeton Klan Kosova.
Pas kësaj, Blic shkruan se do të zhvillohet takimi i presidentit serb Aleksandar Vuçiq me homologun e tij rus, Vladimir Putin.
“Ky takim tashmë është aranzhuar tashmë, por nuk është ende e qartë nëse të dy presidentët do të takohen në Moskë apo Vladivostok”.
Vuçiq do të udhëtojë në Rusi për konsultime me Putinin para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të planifikuar për më 24-28 shtator, ku Presidenti serb do të flasë në një nga seancat.
Me presidentin amerikan, Vuçiq do të takohet në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe pritet të flasë me disa njerëz nga administrata Trump në Nju Jork.
Para këtyre takimeve, kreu i shtetit serb ka planifikuar të vizitojë Kosovën përsëri dhe të bisedojë me serbët këtu, dhe tashmë është e njohur për të shkuar në forumin ekonomik në Kinë.
Gjithashtu, pritet që deri në fund të vitit, Beogradin ta vizitojë presidenti francez, Emmanuel Macron.
Si datë më e mundshme e vizitës së Macron, përmendet 3 dhe 5 dhjetori.