Një vështrim i animuar për tragjedinë e Gazës

Për tri ditë radhazi, Amal qëndroi e shtrirë përtokë. Fëmija kishte mbetur i lënduar nga një sulm me bombë i Forcave Mbrojtëse izraelite, në një godinë në pjesën rurale të qytetit të Gazës, dhe ishte lënë e shtrirë aty së bashku me disa anëtarë të vdekur të familjes së saj.

Ajo ishte lënduar në kokë, ishte pa ndjenja dhe secili që i shpëtoi kësaj tragjedie ishte i sigurt se ajo nuk ishte ndër të gjallët. Derisa, pas tri ditëve, kushëriri i saj, i tmerruar nga sulmi, mori një shkop dhe filloi t’i godiste trupat e shtrirë. Ai u soll përreth tyre duke i goditur, me shpresë se, duke vepruar në këtë mënyrë, ai do të mundë t’i zgjonte familjarët e tij dhe t’i kthente sërish në jetë. Por të gjithë trupat qëndruan të ngrirë në vend. E vetmja që papritur shfaqi shenja jete ishte Amal. Vajza rioshe, e cila ishte goditur në kokë filloi të lëvizte, dhe krejt papritur u ngrit në këmbë, shkruan Koha Ditore.

Vajza e cila “erdhi përsëri në jetë”, siç rrëfehet në filmin dokumentar “Samouni Road”, është protagonistja kryesore në filmin e regjisorit Stefano Savona, që është shfaqur në Festivalin e Filmit në Jerusalem.

Ajo e drejton regjisorin përmes rrugicave të lagjes së saj, mes shtëpive të shkatërruara nga bombardimet e Forcave Ajrore të Izraelit dhe, së bashku me nënën, vëllanë dhe anëtarët e familjes së gjerë të saj, ajo na e shpërfaq historinë e familjes Samouni, e cila humbi 29 anëtarë në një sulm ushtarak mes muajve dhjetor 2008 dhe janar 2009.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button