Ronaldo i shtrirë në spital që nga e premtja, vuan nga pneumonia

Ish-sulmuesi i Interit dhe Milanit, Ronaldo i njohur ndryshe si Fenomeni është shtuar në spital në Ibiza që nga e premtja pas vuajtjes nga pneumonia.

Sulmuesi legjendar brazilian në pension mbush 42 vite muajin e ardhshëm.

Por, ka luftuar me mbipeshën që kur ka varë këpucët e tij në gozhdë në vitin 2011.Burimet nga autoritetet lokale në Ibiza dhe Formentera konfirmuan për Diario de Ibiza se Ronaldo u soll në spitalin de Can Misses de Ibiza të premten në mbrëmje.

I diagnostikuar me pneumoni, ‘Il Fenomeno’ u transferua pastaj në një spital privat në ICU të Nuestra Senatorit Rosario Policlinik.

Ronaldo po kalonte pushimet e tij verore në Ibiza, aty ku zotëron edhe një shtëpi në zonën e plazhit.

Gjatë karrierës së tij, fituesi i Kupës së Botës gjithashtu luajti për Cruzeiro, PSV Eindhoven, Barcelona, Real Madrid dhe Corinthians.

Ndryshe, pneumonia është inflamacion i parenkimës mushkërore, i shkaktuar nga bakteriet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button