Të shtëna në Manchester, 10 persona dërgohen në spital

Të shtëna me armë janë regjistruar edhe në qytetin e Manchesterit, në orët e para të mëngjesit të së dielës. Policia e qytetit raporton se dhjetë persona janë dërguar në spital, për shkallë të ndryshme të plagosjes, nga të shtënat, transmeton Top Channel.

Ngjarja ndodhi disa orë pasi kishte përfunduar festa e Karnavaleve të Karaibeve, ndërsa në “Claremont Road” kishte shumë njerëz që lëviznin.

Aktualisht oficerët e policisë kanë marrë situatën nën kontroll dhe po hetojnë për të gjetur shkakun dhe autorët e ngjarjes, që mund të kishte pasoja shumë më të rënda.

“Aktualisht kemi rreth 10 persona të shtruar në spital, të cilët po marrin ndihmën mjekësore. Fatmirësisht, shumica e tyre nuk janë në rrezik për jetën. Aktualisht po hetojmë ngjarjen, por paraprakisht mund të themi se nuk ka të dhëna për një sulm terrorist”, tha një zyrtare e policisë së Manchesterit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button