DAP do të mundet t’i kontrollojë llogaritë bankare të qytetarëve

Drejtoria për të ardhura publike në mënyrë elektronike do të marrë të dhënat e qytetarëve nga bankat, për të mbushur formularin për paraqitjen vjetore të tatimeve. Nga viti i ardhshëm me këtë proces nuk do të merren qytetarët, por vet byroja. Formulari përfundimtar do të dorëzohet gjithsesi tek qytetarët për verifikim, ndërsa do të ketë mundësi për ankesa. Të dhënat që do të dorëzohen në DAP nga bankat si dhe dinamika e dorëzimit të tyre do të rregullohen me ndryshime ligjore, transmeton TV21.

Drejtoresha e Drejtorisë për të ardhura publike, Sanja Lukarevska theksoi se kjo praktikë ka qenë e pranishme edhe më herët, vetëm se për raste të caktuara, me kërkesa të veçanta, duke siguruar se nuk ka hapësirë për keqpërdorim të të dhënave.

“Ajo në të cilën po punohet tashmë një vit, është që transferimi i të dhënave të automatizohet dhe jo të dorëzohen në letër, që është një proces i gjatë dhe i komplikuar për të gjitha palët. Këmbimi i automatizuar elektronik i të dhënave me bankat do të mundësojë një kërkim më efikas të DAP, kushte më të mira për qytetarët dhe njëkohësisht administrim më të mirë të tatimit personal”, tha Sanja Lukarevska-drejtoresh e Dap.

Siç shpjegoi Elena Petrovska, DAP do t’i shqyrtojë të dhënat që kanë të bëjnë me të ardhurat tatimore, ndërsa ato do të dorëzohen në baza mujore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button