Në Maqedoni nuk ka persona të infektuar nga “Ethet e Nilit”

Mjekët e Institutit të Shëndetit publik dhe Klinikës infektive në Shkup, zbutin shqetësimet e qytetarëve duke deklaruar se deri më sot, nuk është regjistruar asnjë I infektuar me virusin e etheve të Nilit perëndimor. Siç thonë ata, për të marrë këtë virus duhen plotësuar tre kritere dhe se virusi në fjalë nuk përcillet nga njeriu në njeri, ndërkohë që kërkon trajtim klinik një javor, njofton Alsat M.

“Kriteri i parë është të jeni të kafshuar ose të pickuar nga mushkonja, kriteri i dytë është që mushkonja të jetë e infektuar, jo çdo mushkonjë është e infektuar me virusin e Nilit perëndimor, edhe kriteriumi I tretë është vet sisitemi imunitar I organizmit si e lufton një sëmundje. Mund të them dhe të potencojë se kjo sëmundje nuk përcillet prej njeriut në njeri. Është shumë me rëndësi të theksoj për opinionin e gjërë se mbi 80 % e rasteve që vijnë në kontakt më këtë llojë virusi e kalojnë infeksionin pas asnjë manifestim, dmth pa zhvillu sëmundje me pasqyrë klinike. Deri në këtë moment nuk kemi asnjë pacient të hospitalizuar me këtë pasqyrë klinike e cila mund të jetë e asocuar me infeksion të virusit të Nilit perëndimor”, tha Ilir Demiri, Komisioni për sëmundje infektive

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button