Violeta Kotevska zgjidhet për kryetare e Odës së punonjësve shëndetësorë

Violeta Kotevska është zgjidhur për kryetare të Odës së punonjësve shëndetësorë të Republikës së Maqedonisë në Kuvendin e sotëm të rregullt vjetor të Odës.

“Presim nga Ministria e Shëndetësisë të na i japë ingerencat publike, siç është shembulli me vendet në rajon dhe në Evropë, ku odat e tilla kanë ingerenca publike për udhëheqjen e regjistrit të punonjësve shëndetësorë dhe për dhënien e licencave për kryerjen e veprimit”, deklaroi Kotevska për MIA-n para përfundimit të Kuvendit të Odës.

Theksoi se do ta inkurajojnë zhvillimin e profesionit, miratimit të rëndësisë përmes edukimit të obligueshëm, që të mund anëtarët e Odës t’i zbatojnë shërbimet dhe detyrat sipas standardeve më të mira.

“Oda do të ketë aktivitete për përmirësimin e statusit të të gjithë punonjësve shëndetësorë në kuadër të institucioneve ku punojnë në sistemin e mbrojtjes shëndetësore. Kështu do të angazhohemi për njohjen dhe perceptimin më të mirë të profesioneve të punonjësve shëndetësorë”, shtoi Kotevska. 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button