Në orët e mbrëmjes nuk lëvizet në Tetovë nga veturat dhe shitësit ilegal që bllokojnë trotuaret (FOTO)

Qytetarët ankohen se nuk mundin të lëvizin lirshëm në qytetin e Tetovës gjatë orëve të mbrëmjes pasi që trotuaret bllokohen nga veturat dhe shitësit ilegal, shkruan Portalb.mk.

Lirimi i hapësirave publike dhe largimi i shitësve ilegal nga trotuaret , është vetëm një premtim për Komunën e Tetovës. Derisa Inspektorati Komunal është në aksion gjatë ditës, pas orës 18:00, veturat dhe shitësit ilegal përsëri i bllokojnë trotuaret. Nga Komuna e Tetovës thonë se largimi i veturave është bërë nga Qendra e Tetovës dhe të gjithë ata që shkelin ligjin do të përballen me sanksione.

“Veturat në qendër me sa e dimë ne janë larguar. Në qoftë se dikush ndërmerr ndonjë veprim të tillë në orët e mbrëmjes, në kundërshtim me vendimet e inspektoratit, atëherë luten qytetarët të denoncojnë personat në fjalë”, thonë nga Komuna  e Tetovës.

Në anën tjetër qytetar ankohen se gjatë orëve të mbrëmjes zakonisht është e pamundur të dalësh me fëmijë në rrugë sidomos para qendrës sportive ku vetura dhe shitës ilegal janë parkuar dhe kanë bllokuar rrugën.

“Detyrohemi të dalim të ecim në rrugë, veturat nuk lëshojnë rrugë, ndërsa shitës ka në trotuare dhe e kanë bllokuar të gjitha rrugën – është  një tmerr vërtetë. Nuk mund ta përshkruash, në njërën anë veturat në anën tjetër shitësit, ndërsa kjo vazhdon për gjithë verën dhe askush nuk merr masa, si duket komuna apo inspektorati komunal gjatë mbrëmjes është në gjumë dhe shitësit ilegal e shfrytëzojnë këtë mundësi”, thotë banori Venhar Asani.

Portalb gjatë natës ka siguruar edhe foto të shitësve ilegal të cilët për çdo natë bllokojnë trotuaret  por deri sa komuna e Tetovës është përqendruar vetëm në  qendër të qytetit.

LEXO: Zgjidhje e përkohshme e problemit të shitësve ambulantë
LEXO: Policia e Tetovës do t’i parandalojë uzurpimet e sipërfaqeve publike në Tetovë

Tetovë, edhe përkundër premtimeve të Komunës, trotuaret vazhdojnë të jenë të uzurpuara!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button