Programi Vjetor Kulturor 2018 ka marrë epilog: rezultatet nga ankesat (INFOGRAM)

Për Programin Vjetor Kulturor 2018 janë dorëzuar gjithsej 373 ankesa, prej tyre 296 janë nga subjektet maqedonase, kurse 77 nga subjektet shqiptare. Janë pranuar edhe ankesat e Festivalit Skupi, Ylberi dhe Teatror të Dibërs, për të cilat pati ankesa edhe publikisht, shkruan Portalb.mk.

Përgjigje nga pyetjet e prashtruara deri te Ministria e Kulturës për të cilat pati vonesë një mujore.

Ministria e Kulturës iu është përgjigjur pyetjeve të dërguara më parë nga redaksia e Portalb.mk në lidhje me programin vjetor 2018.

Sipas të dhënave, në Programin Vjetor Kulturor të 2018-s është financuar edhe edicioni i dytë e Festivalit Teatror Othello që mbahet në Gostivar në vlerë prej 500 mijë denarësh.

Gjithashtu është financuar edhe edicioni i 17-të i Festivalit Teatror të Dibrës në vlerë prej 600 mijë denarë.

Ankesa pati parashtruar publikisht Festivali Ndërkombëtar i Teatrit “Skupi festival” i cili ishte i pakënaqur për shumën që u parapanë në fillim – 1.000.000 denarë. Pas ankesës “Skupi festival” nga Ministria e Kulturës do të financohet me 2 milionë e 800 mijë denarë.

Gjithashtu edhe për festivalin “Ylberi” janë korigjuar mjetet edhe për 120 mijë denarë.

Më poshtë i keni edhe të dhënat nga ankesat e parashtruara.

Aty ku nuk ka të dhëna për pranim të ankesave, nuk ka të dhëna as nga Ministria e Kulturës.

Ndërkohë që për veprimtarinë ndërkombëtare nuk dihen se sa subjekte shqiptare kanë parashtruar ankesë.

Programi Vjetor Kulturor 2018 ka të bëjë me skandalin që u publikua në muajin shkurt, kur u pa se si organizata joqeveritare pa objekt vetanak, individë pa karrierë kulturore dhe njerëz të afërt me udhëheqësit ministror kanë marrë qindra mijëra denarë nga Ministria e Kulturës. Publikisht dihen se janë prishur 11 projekte, në vlerë prej 9.219.000 denarësh.

Këto 11 projekte janë tërhequr:

  • Festivali i Këngës Shqipe “Event” të Shoqatës kulturore – artistike “Event 2012” nga Tetova
  • “Fllad poetik” i Shoqatës “Inovacion”
  • Festivali Folkloristik për Fëmijë Shoqatës “Ble AND” nga Tetova
  • “Duke i mësuar vlerat tona” të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë Art – Tetovë
  • “21 të nominuar për çmimet ART 2017”  të Shoqatës së Artistëve Shqiptarë Art – Tetovë
  • “Afirmimi i kulturës shqiptare nëpërmjet promovimit të kuzhinës së Gostivarit në Francë” të Shoqatës DRITA AGV – Gostivar
  • “Afirmimi i qëndrueshmërisë së kulturës  shqiptare nëpërmjet promovimit të zakonit tradicional të synetisë shqiptare në Maqedoni”, Shoqata Drita AGV – Gostivar
  • “Pjesëmarrje në Festivalin e 19 Ndërkombëtarë” të Ansamblit “Tingujt e Karshiakës”
  • Dy projekte për realizimin e koncerteve të shoqatës kulturore – artistike “Alegretto”.

Programi Vjetor dhe epilogu i projekteve të shoqatës “ART”: Komisioni për botime pa kryetar

Si u ndanë paratë për artistët shqiptarë?! Ministria e Kulturës luan “ping-pong” me përgjegjësinë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button