Erdoğan bisedë telefonike me Putin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun rus, Vladimir Putin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve nga burimet presidenciale, presidenti Erdoğan në bisedën telefonike gjatë vizitës së tij në Bayburt, me Putin kanë shkëmbyer mendime rreth çështjeve bilaterale dhe rajonale.

Në bisedën telefonike, Erdoğan dhe Putin shprehën kënaqësinë për trendin pozitiv të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare dhe bashkëpunimin që vazhdon në sferat e industrisë së mbrojtjes dhe energjisë mes Turqisë dhe Rusisë. Gjithashtu trajtuan zhvillimet e fundit rreth Sirisë dhe procesit të Astana-s.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button