Akuzohet se ndikoi në ndarjen e granteve, ministri Shapuriq: Do të ngriti padi penale

Opozitarja maqedonase VMRO-DPMNE-ja dhe disa media, ministrin pa portofol Zoran Shapuriq e kanë akuzuar se ka ndikuar në ndarjen e granteve nga Ministria e Mbrojtjes. Për të dytën herë kjo u demantua nga Shapuriq dhe paralajmëroi se do të ngrit padi penale për shpifje, njofton Portalb.mk.

“Me vetëdije deklaroj se nuk kam asnjë lidhje me ndarjen e grantit nga Ministria e Mbrojtjes për shoqatën qytetare Multikultura në Tetovë. Deklaroj edhe njëherë se nuk jam themelues i saj, e as anëtar, e aq më pak pjesë e organeve udhëheqëse të kësaj organizate joqeveritare”, thuhet në reagimin e Shapuriq.

Meqë sipas Shapuriq ky është demanti i dytë, kurse gazetarët dhe VMRO-DPMNE-ja kanë vazhduar të shpërndajnë lajme të rreme, paralajmëroi se do të ngrit padi penale për shpifje.

“Për këto arsye jam i detyruar që drejtësinë ta kërkoj nga institucionet kompetente, dhe për këtë e informoj opinionin se ditëve në vijim do të ngrit padi penale në gjykatë”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Shapuriqit.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button