70% e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria

Të dhënat e raporteve të organizatave ndërkombëtare, tregojnë se rreth 70% e të rinjve në Shqipëri kërkojnë të emigrojnë në një vend të BE-së! Të rinjtë, përballen me mungesa të mundësive, politikave sociale dhe ekonomike dhe mospërfillje të tyre nga institucionet vendimmarrëse për çështjet e punësimit dhe zhvillimit, që ndikojnë në jetën e tyre.

Shqetësimi kryesor i të rinjve mbetet punësimi me rreth 81 përqind, shkruan tch. Organizatat rinore deklarojnë se qeveria dhe  pushteti lokal nuk i mbështet në punësim, duke bërë që Shqipëria të zë vendin e parë për papunësinë e të rinjve në botë.

Për këtë shkak Rrjeti Kombëtar i të Rinjve në Shqipëri, katër ditë para “Ditës Ndërkombëtare të të Rinjëve”, ka shpallur Indeksin Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri, i cili përmban vlerësimin që organizatat e shoqërisë civile në vend i kanë bërë punës së Qeverisë dhe Bashkive për zbatimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Rininë në Shqipëri.

Indeksi ngre shqetësimin se Plani Kombëtar i Veprimit për Rininë (2015-2020), ka mbetur thuajse tërësisht i pazbatuar dhe se rinia nuk është një prioritet për Qeverinë dhe Bashkitë në Shqipëri.

Pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse është shumë e ulët. Në bazë të Raportit të CRCA dhe ANYN, rreth 73% e të rinjve në vendin tonë, nuk gjejnë mbështetjen e Qeverisë në përfaqësimin e tyre në proceset vendimmarrëse dhe strukturat e qeverisjes vendore. Referuar këtij raporti të rinjtë, po përdoren vetëm si një sfond politik, nuk kanë pjesëmarrje efektive në politikë-bërje dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet e politikës si dhe kanë një mungesë të theksuar të mbështetjes së saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button