Dua Lipa dhuron 100 mijë euro për bamirësi në Kosovë

Dua Lipa dhe babai i saj Dukagjin Lipa kanë organizuar festivalin e përvitshëm bamirës në Prishtinë “Sunny Hill”. Dhe ashtu siç premtuan, ata dhanë 100 mijë euro për bamirësi. Këto para do të shkojnë për evente kulturore dhe për shkolla muzike në Kosovë. Dua ka ndarë një postim në Instagram, ku tregon mirënjohjen për përkrahësit e këtij eventi.

Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e “Sunny Hill Foundation” dhe “Sunny Hill Festival”. “Sunny Hill Foundation” ka shpërndarë 100,000 euro për bamirësi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikës në Kosovë. Ju falënderojmë përzemërsisht për ndihmën e juaj dhe urojmë një jetë të gjatë së bashku për përparimin e artit, kulturës dhe rinisë së Kosovës,” -ka shkruar Dua në Instagram.

Faleminderit të gjithëve për perkrahjen e Sunny Hill Foundation dhe Sunny Hill Festivalit. Sunny Hill Foundation ka shpernda €100,000 për bamiresi, evente kulturore dhe shkolla të Muzikes në Kosovë. Ju falemnderojmë përzemersisht për ndihmen e juaj dhe urojmë një jete te gjate se bashku per perparimin e artit, kultures dhe rinise te Kosoves. ——— Thank you to everyone for their support towards Sunny Hill Foundation and Sunny Hill Festival. To date Sunny Hill Foundation has raised €100,000 and we have chosen to give it all out to charities close to our heart , cultural organisations and music schools in Kosovo. Thank you from the bottom of our heart for all of your help and I hope that this is the beginning of a very long lived establishment that works towards the future of art, culture and the youth of Kosova.

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button